Shëndeti

Kujdes me lentet e syve! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet nëse nuk zbatoni këto këshilla

Kujdes me lentet e syve! Ekspertët paralajmërojnë për

Kujdes me lentet e syve, sepse mund të bëhen burim infeksioni të rëndë, aq sa mund të shkaktojë edhe verbërinë. Këtë paralajmërojnë ekspertët së fundmi e ndërkohë që lajmi po qarkullon thuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare.  Ekspertët tregojnë për një infeksion që quhet Keratitis Acanthamoeba, që fillon me skuqjen e syve dhe ata që mbajnë lente janë më të rrezikuarit.  Sipas tyre, njerëzit nuk tregojnë kujdesin e duhur lidhur me higjienën dhe në raste më të rënda, futen në det apo në pishina duke i mbajtur lentet në sy si dhe i mbajnë për shumë orë pa i hequr.

Ata që preken nga virusi mund të humbin 25% të shikimit ose në raste më të rënda, të humbasin komplet shikimin. Spitali Moorfield Eye në Londër ka treguar për një rritje shqetësuese në numrin e rasteve të sëmundjes që nga viti 2011. Sipas ekspertit John Dart, Acanthamoeba, është një mikroorganizëm që krijon kistin duke sjellë problemet më pas me shikimin. Ai këshillon të gjithë të kujdesen e të ruajnë higjienën e syve, ndërkohë që për ata që përdorin lente këshillon të mos i mbajnë kur lajnë sytë dhe të mos i mbajnë me shumë se tetë orë në sy. ‘Pastrojini me lëngje dezinfektuese pasi ti heqni’./ Marrë nga Independent, për Tiranapost.al Elsia Bajrami.

Doctors warn of risks from poor hygiene