Te gjitha Tech

Kujdes! Fshij mesazhet private në Facebook se dy të dashurve ia ‘nxinë faqen’ hakerat


Skandalet me rrjetin social Facebook nuk kanë të sosur dhe prandaj numri i përdoruesve është ulur ndjeshëm, sidomos nga europianët të cilët po heqin dorë gjithnjë e më shumë nga Facebook, për çështje sigurie dhe mosbesimi. Në një lajm të publikuar së fundmi, thuhet se hakerat kanë vjedhur plot 120 mijë adresa të përdoruesve, kanë publikuar mesazhe private të më shumë se 80 mijë përdoruesve dhe shumë prej tyre bashkë  me adresën i kanë nxjerrë në shitje.

Lajmi publikohet në BBC, ku thuhet se vetë serverat qendrorë të Facebook nuk janë kompromentuar.  Sipas zyrtarëve të Facebook është kryer një sulm përmes hakerimeve dhe sistemeve Malware dhe po punohet për të identifikuar burimin e sulmit. Mësohet se adresat me bazë në Ukrainë, Rusi, Brazil, Angli dhe Amerikë janë më të sulmuarat në numër.

Samples of the data were posted online to attract interest

Shembuj të të dhënave janë postuar online për të ngjallur interes 

Adresat e vjedhua i shesin më pas me çmime të ndryshme, në bazë të informacione dhe të dhënave që vetë përdoruesit kanë shënuar.  Gazetarët investigativë nga BBC Russian Service kanë kontaktuar me përdorues të rrjetit social nga Rusia të cilëve u janë publikuar mesazhet private, në faqen e tyre dhe në faqe të tjera SMAP. Ata më të prekurit kanë konfirmuar se bisedat janë të vërteta. Mes bisedave të publikuara është edhe një mes dy të dashurve.

Hacked account

Një nga websitet ku janë publikuar mesazhe dhe të dhëna të tjera nga adresa të vjedhura rezulton të jetë me bazë në Shën Petërsburg. Adresa e IP që ka rezulton të ketë lidhje me sistemet e hakerimit, madje ata që kanë klikuar ëebsite-in janë ekspozuar tek LokiBot dheTrojan, sisteme hakerimi që vjedhin gjithçka. Facebook po heton ndërkohë, por kjo tregon se nuk mund të ketë më siguri online./ Marrë nga BBC/ Tiranapost.al.