Aktualitet

Kudo që vete Marina e ka me vete

Kudo që vete Marina e ka me vete

Nuk është gjëegjëz, por diçka që vihet re gati në çdo postim të Marina Vjollcës. Është çanta e vogël, e kuqe që e shoqëron ngado. Me vete në Dubai e me vete në Londër.

Edhe në udhëtime të largëta ku përveç valixheve, vajzat shfrytëzojnë edhe hapësirën e çantave të mëdha për të futur sendet personale.

Marina në fakt e ka edhe një çantë tjetër të madhe, sërish të kuqe që gjithashtu s`e ndan nga dora.

Herë njërën e herë tjetër dhe nëse dihet prej disa kohësh që çantat e vogla janë në modë, për ngjyrën e kuqe s`mund të themi të njëjtën gjë. Po në fund të fundit ç`rëndësi ka moda përpara shijeve personale.

Marina është besnike e zgjedhjeve të saj, si buzëkuqi vjollcë që i kombinohet me mbiemrin, që i shkon e që e vë përherë.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije