Lajme nga Bota

Kuba hap për herë të parë rrjetin 3G për publikun

Kuba hap për herë të parë rrjetin 3G për publikun

Kuba ka hapur rrjetin 3G për publikun e gjerë, duke shënuar herën e parë që qytetarët e vendit të kenë qasje në shërbimet mobile të të dhënave në telefonat e tyre. Deri tani, rrjeti ishte në dispozicion vetëm për zyrtarët e përzgjedhur, gazetarët shtetërorë dhe bizneset e huaja. Megjithatë, qeveria ka vendosur të vazhdojë lehtësimin e kufizimeve në qasjen në internet, e cila ishte kryesisht e mbyllur në hotele dhe në klubet shtetërore përpara fillimit të dekadës.

Në vitin 2013, ishulli i Karaibeve hapi internet-kafenë e parë, ndërsa në vitin 2014 qeveria lejoi që pronarët e telefonave të hynin në shërbimin e-mail të Nauta-së, operatorit mobil në pronësi të shtetit. Në vitin 2015 u shfaq qendra e parë Wi-Fi e vendit dhe në vitin 2017, një numër i kufizuar i lidhjeve në shtëpi janë lejuar.

Sipas CNN, monopoli shtetëror Etecsa do të hapë qasjen në rrjetin 3G gjatë një periudhe tre-ditore. Megjithatë CNN thotë se kostoja e shërbimit mund të jetë jashtë e papërballueshme për shumë kuban. Paketa më e lirë e 600MB kushton 7 dollarë në muaj, por paga mesatare është 30 dollarë në muaj. Edhe pse gjysma e popullsisë prej 11.2 milionë zotëron një telefon të mençur, jo të gjithë do të jenë në përputhje me spektrin 900MHz që përdoret nga rrjeti 3G kuban. /Referuar CNN