SPORT

Kualifikim në gjysëmfinale dhe rekorde për Monakon

Kualifkim për në gjysëmfinale pati edhe për Monako, madje skuadra franceze vendosi disa rekorde të rëndësishme ndaj Dortmund.

Kështu Monaco është skuadra e parë nga Franca që kualifikohet në 1/2 finale të Champions prej 2009-2010 kur kualifikohej Lyon.

Me golin e shënuar ndaj Dortmund, Falcao ka gjetur rrjetën ndaj 22 prej 24 kundërshtareve europianë në kompeticionet e UEFA-s

Ndërsa ylli i ri i skuadrës Mbappe është bërë lojtari më i ri që shënon 5 gola në Champions. Vetëm 18 vjeç e 4 muaj. Një fenomen i vërtetë.

https://youtu.be/sczyNuj6pMc