Art dhe Kulturë

Ku të shkosh në Tiranë

Mos e vrit mendjen fare të shikosh se si do të jetë moti në fundjavë. Bie shi, s`bie shi, ti ke disa mundësi të shkëlqyera për të kaluar bukur. Shko në teatër. S`e di se ç`të pret? Për të mos u hallakatur nëpër profilet e institucioneve në rrjete sociale, Tiranapost i ka bërë bashkë në një vend. Do ta bëjë çdo javë këtë gjë. Hidhi një sy dhe vrap prenoto.

Mos e vrit mendjen fare të shikosh se si do të jetë moti në fundjavë. Bie shi, s`bie shi, ti ke disa mundësi të shkëlqyera për të kaluar bukur. Shko në teatër. S`e di se ç`të pret? Për të mos u hallakatur nëpër profilet e institucioneve në rrjete sociale, Tiranapost i ka bërë bashkë në një vend. Do ta bëjë çdo javë këtë gjë. Hidhi një sy dhe vrap prenoto.

Viti 2018 ka nisur në Teatrin Kombëtar Eksperimental me komedinë brilante “Boeing Boeing’, e cila do të rishfaqet për publikun në datat 11-12-13-14 në orën 19:00. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, ‘Boing Boing’ paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. A do të mundet Don Zhuani gënjeshtar ta mbajë në këmbë këtë maskaradë, apo do të ndodhë katastrofa? Si i thonë fjalës: gjithçka është mirë, kur përfundon mirë. Me Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alessia Xhemalaj, Andia Xhunga, Linda Jarani, dhe regji të Kico Londo argëtimi është i garantuar!

Edhe në Teatrin Metropol do të rivihet në skenë shfaqja ‘NATA E DYMBËDHJETË’ e shkrimtarit Uilliam Shekspir. Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e tij, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, Shqipëria e sotme dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601. Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë, sepse i mungon dashuria e Olivias, një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllanë e saj të vdekur dhe nuk pranon asnjë propozim martese. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije… Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme. Teatri Metropol dhe regjisori amerikan Justin Anderson e kanë veprën në një tjetër kohë, në Shqipërinë e viteve 1800, koha e Lord Bajron, Ali Pashës dhe fotografëve Marubi duke ndërthurur elementë autentikë të kohës dhe vendit ku ndodhin ngjarjet si në muzikë e kostume. Interpretojnë aktorët: Arbies Komoni, Armela Demaj, Elona Hyseni, Erin Kujofsa, Erjon Hodo, Florian Agalliu, Guri Koço, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mehmet Xhelili, Neritan Liçaj, Parashqevi Hallkaj, Rozi Kostani, Shkëlzen Berisha, Silvio Goskova.

E ndërsa në Teatrin Kombëtar viti i ri do të sjellë në datën 13 Janar premierën e komedisë "Vdiq mbreti, rroftë mbreti’, në orën 19:00. Një shef i vjetër ikën dhe një i ri vjen në drejtimin e punës. Lufta e tij e brendshme midis të vjetrës dhe të resë për të sjellë ndryshimin, emocionet dhe peripecitë që i duhen për të arritur qëllimet e tij. Kjo komedi nga Ferdinand Hysi dhe me regji të Elma Doresi, do të sjelli në skenë disa aktorë të mirënjohur shqiptar, si: Raimonda Bulku, Devis Muka, Klea Huta, Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, Ola Harizaj dhe Dritan Boriçi. E shkruar në vitet ’90, sipas regjisores Elma Doresi vepra teatrore i flet aktualitetit shqiptar. “Është historia jonë, është aktualiteti i cili është shumë i prekshëm këto vitet e tranzicionit"./ A.R/ Copyright Tiranapost.al