• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Stil

    Ku të blesh një çantë Kelly Hermes origjinale


    Vintage ose second hand: 5 faqe të sigurta, ku mund të blesh çantën dedikuar Grace Kelly-t.

    Krijuar për gruan më elegante dhe sharmante të shekullit të kaluar, Kelly Bag nga Hermès vazhdon t’i bëjë të ëndërrojnë fashionistet e gjithë botës. Jo vetëm për cilësinë ose dizajnin, por për atë që përfaqëson: stilin dhe elegancën e një epoke të mrekullueshme.

     

    Kelly Bag nga Hermès është një objekt dëshire, jo vetëm për t’u veshur, por mbi të gjitha për t’u seleksionuar dhe trashëguar. Për ta pasur (pa liste pritjeje) mund të besoni në këto 5 faqe të sigurta

     

    Maialuxury.com

    o2

    Dyqan virtual i specializuar në çantat Hermès, themeluar nga stilisti Nicola Robinson në vitin 2011. Gjen vetëm ekzemplarë në kushte shumë të mira.

     

     

    Bagsofluxury.com

    o3

    Dyqan virtual londinez me një koleksion çantash Birkin dhe Kelly Hermès. Mund të prenotoni një takim në showroom-in e tyre në Londër, në Regents Park. Do të mirëpriteni nga ekspertë çantash luksi.

     

    Collectorsquare.com

    04

    Ofron artikuj luksi, që nga çantat tek orët, të seleksionuara dhe të vlerësuara nga një skuadër ekspertësh.

     

    Vestairecollective.com

    05

    Platformë blerjesh online për marka luksi. Ka një katalog të gjerë çantash të firmosura nga Hermès, Chanel dhe Yves Saint Laurent.

     

    Rebelle.com

    06

    Është një dyqan virtual për marka luksi vintage. Një tjetër destinacion për këdo që është në kërkim të objekteve të dorës së dytë.

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post