• Shqip
  • English
  • E shtunë, 18 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Ku ta gjejmë një burrë si ky, do i thonim defektit: dashuri


    Grua, shoqe, partnere dhe këshilltare. Kështu ka qenë për më shumë se 25 vite Anna Dan për këngëtarin e famshëm italian 75 vjeçar Gianni Morandi. Anna Dan është gruaja e dytë e këngëtarit të dashur të muzikës italiane dhe për të në intervista të shumta thotë se është vetë shpirti i tij, të cilën e dashuroi që herën e parë kur u takuan në një ndeshje bamirësie futbolli në qytetin e tij Monghiro.

    Image result for Gianni Morandi Anna Dan

    Me disa miq të saj ajo kishte shkuar për të parë ndeshjen, e ndërsa Gianni po luante. Morandi kujton shpesh herën e parë kur pa atë që do bëhej gruaja e tij:

    Më goditi me një shikim, mu duk kaq e bukur, kishte një aparat fotografik në qafë. Ai takim ishte fatal, në u dashuruam menjëherë dhe sot vazhdojmë të jemi të lumtur.

    Image result for Gianni Morandi Anna Dan

    Çifti u martua fshehtas në dimrin e vitit 1994 në një ceremoni intime mes dëborës dhe sollën më pas në jetë djalin Pietro.

    Related image

    Sot ai i bën një dedikim në faqen e tij në Instagram ku shkruan: E meta e vetme e gruas sime është burri i saj!

    E nëse do gjenim një burrë të tillë do i thonim defektit dashuri. / Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post