Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha TIP top

Ku ta gjej fustanin që më ngeli në mend nga filmi “The Devil wears Prada”


Nuk ka veshje në filmin “Djalli vishet me Prada” që nuk do ta kopjosh menjëherë. Mund të jetë i vetmi film që ka gardërobën më të madhe të personazheve, jo vetëm të atyre kryesor. Duke qenë se zhvillohet në zyrat e revistës prestigjoze “Runway”, çdo siluetë apo personazh që kap kamera duhet të reflektojë trendin e fundit.

(Foto nga Google)

Edhe pse ka 10 vjet që nga premiera e filmit, edhe sot mund të bëhen shumë nga këto kombinime. Fustanet e shkurtër, të zinj kombinuar me geta janë pjesë e gardërobën së pavdekshme të cilën mund ta vishni kurdo.

(Foto nga Google)

Emily dhe Andy, edhe pse asistentet e kryeredaktores me famë, duhet të jenë po aq të kuruara sa shefja. Që nga flokët, makeup-i dhe veshja duhet të jenë aty ku duhet, në harmoni me modelet që po fotografohen nga Patrick Demarchelier.

(Foto nga Google)
(Foto nga Google)

Por sot dua të shohim veshjet e mbrëmjes Gala në të cilën kodi i veshjesh ishte bardhezi. Nga të treja përfaqësueset e Runway, fustani i Mirandës (Meryl Streep) është ai që bie në sy i pari. Me bustin velvet në formë zemre, mëngët “statement” punuar në satin duket një kryevepër. Mund ta vishni edhe sot pa asnjë dyshim.

(Foto nga Google)

Duke qenë koleksion shumë i limituar, punuar enkas për trupin e Miranda Priestly, sot është e vështirë të gjesh një të tillë identik vërdallë. Por mund ta qepni, mjafton të gjeni velvet të plotë dhe satin të ngrirë. Sigurisht ju duhet një person i kualifikuar që të dijë t`ju marrë masat e sakta si dhe të ndërtojë kallëpin e posaçëm për trupin tuaj.

(Foto nga www.lulus.com)

Një version i ngjashëm i fustanit, veçse pa mëngët është ky, të cilin e gjeni online në www.lulus.com. Merreni parasysh që do t`ju duhen rregullime të vogla tek beli dhe busti, sepse fuatnet e mbrëmjes rrallë herë qëllojnë tamam.

(Foto nga Modaoperandi)

Duke qëndruar tek fustanet bust, Zac Posen dizajneri ideal i fustaneve të mbrëmjes, ka një model të ngjashëm në Modaoperandi. Nëse keni dëshirë dhe mundësi mund ta porosisni menjëherë dhe ju vjen fiks si përshkrimi më poshtë. Thuajse në çdo film ka një fustan “statement” të zi, i cili del në një moment kulminat të filmit. Që nga Audrey Hepburn dhe deri tek “Oceans 8”, Marilyn Monroe dhe deri tek Dakota Johnson./Tiranapost.al