Aktualitet

Ku do shkojë Ilva Tare? Gazetarja sapo dha lajmin bashkë me një foto

Esencë editori/ Gazetarja do drejtojë gjigantin mediatik që hapet në Shqipëri, Euronews. “New Alliances”, shkruan Ilva në Instagram poshtë një fotoje ku shfaqet në një zonjë për të cilën mësuam se quhet Françoise Champey, drejtoresha e re e gjigantit Euronews. Tiranapost mëson se Françoise ka menaxhuar skuadra të tëra shumëgjuhëshe dhe multikulturore gazetarësh prej 24 vitesh.
Ku do shkojë Ilva Tare? Gazetarja sapo dha lajmin bashkë me një

Sot Ilva Tare ka pushuar të gjitha thashethemet dhe pikëpyetjet rreth të ardhmes së saj. Pas largimit nga televizioni informativ Ora News, Tare ka marrë një propozim europian duke marrë në drejtim një nga kanalet më prestigjioze në Europë, siç është Euronews.

“New Alliances”, shkruan Ilva në Instagram poshtë një fotoje ku shfaqet në një zonjë për të cilën mësuam se quhet Françoise Champey, drejtoresha e re e gjigantit Euronews. Tiranapost mëson se Françoise ka menaxhuar skuadra të tëra shumëgjuhëshe dhe multikulturore gazetarësh prej 24 vitesh.

Euronews ndërkaq po bashkëpunon me NBC News, pasi ky i fundit bleu aksione në Euronews në qershor të 2017-ës dhe tanimë, dy gjigantët mediatikë operojnë së bashku.

Kështu, rrjeti gjigant do të vijë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në Mal të Zi.

Projekti Euronews ka turbulluar ujërat mediatike në Shqipëri, sepse sipas gjasave i bie që të kemi një kanal të pavarur nga interesat e një dore dhe që sjell frymën europiane. Të shohim sesi do ia dalë dyshja e dy zonjave në foto./ Copyright Tiranapost.al