• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Kthehet frika nga Ebola, virusi nis të përhapet me shpejtësi


    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore pasi virusi vdekjeprurës Ebola në Kongo vazhdon të përphapet.

    Këtë javë u raportua për një rast me Ebola në Goma të Kongos – qytet me mbi dy milionë banorë, pranë kufirit me Ruandën.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi paralajëmrimin global pasi afro 1 700 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga gushti i vitit të kaluar.

    Sipas OBSH-së, “ka shenja shqetësuese për përhapjen e mundshme të epidemisë”.

    Virusi Ebola mund të përhapet me shpejtësi dhe është fatal deri në 90 për qind të rasteve.

    Simptomat përfshijnë ethe, vjellje, diarre dhe dhimbje të muskujve.

    Shpërthimi më i madh i Ebolës që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28 616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone. Në atë kohë janë raportuar 11 310 vdekje. /Tiranapost.al/