• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Kosova Të gjitha

    Kryesuesi i OSBE: Ndryshimi i kufijve në Ballkan çon në luftë


    Kryesuesi aktual i OSBE, Miroslav Lajçak, njëherësh ministri i i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, përjashton në mënyrë kategorike mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas mediave në rajon, ai ka deklaruar se mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Lajçak ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij kjo gjë paraqet rrezik për rajonin.

    “Kjo është Kutia e Pandorës dhe do të ishte një precedent. Nëse duam të zgjidhim problemet në të ardhmen, ndryshimi i kufijve mund të çojë në luftë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk duhet të mendojmë për ndryshimin e kufijve, por të punojmë për ndryshimin e shoqërisë”, tha ministri i Jashtëm sllovak gjatë një intervistë

    Sakaq, ai shtoi se çështja e Kosovës nuk është aq e vështirë që të mos mund të zgjidhet.

    “Rruga e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut, kurse bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çmos që të vijë deri te dialogu”, tha Lajçak. /Tiranapost.al/