• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Kryeredaktorja ikonë e Vogue Paris rrëfen për The Guardian një sekret të madh: Cila është bukuria e vërtetë sot


    Ajo njihet si mbretëresha e modës franceze jo vetëm për  faktin se për 10 vjet me rradhë ka mbajtur postin e kryeredaktores të edicionit francez të revistës Vogue.

    Gjatë karrierës së saj Carine Roitfeld, e lindur dhe e rritur në Paris, ka punuar ngushtë me ikonën e ndjerë të modës Karl Lagerfeld dhe së fundmi njihet edhe si këshilltare e ngushtë e Tom Ford-it.

    Në një intervistë për The Guardian, 64 vjeçarja pranon se nuk i honeps dot vajzat e holla që mbushin kopertinat e revistave të modës.

    “Nuk më pëlqejnë aspak. Më pëlqejnë gratë në moshë, ato të kolmet, ato me ngjyrë, thotë Roitfeld duke nënvizuar se rregullat e të qënit chic në ditët e sotme kanë ndryshuar rrënjësisht.

    Në një botë ku theksi është i gjithi tek bukuria e jashtme që shpaloset aq bukur me filtra në rrjetet sociale, Roitfeld shpjegon se sekreti është gjetkë.

    “Të jesh e bukur sot kushton, por bukuria është diçka të cilën nuk e sheh me sy të lirë,” thotë ajo duke marrë për shembull gruan tipike franceze e cila nuk vendos shumë makiazh, vishet thjeshtë e sërish ngjan shumë bukur.

    “Të jesh chic sot ka të bëjë me sjelljen, cilësinë e këpucës, llojin e palltos që zgjedh dhe mbi të gjitha, të mos jesh shumë e ‘llustruar,”thotë ajo.

    “Megjithatë, besoj se të qënit chik është diçka e lindur,” shton Roitfeld.

    Roitfeld është një dashamirëse e thekur e ideve që bëjnë bujë, cigareve, gjoksit të bollshëm e hireve femërore.

    Një nga aspektet shumë interesante të karrierës së kësaj gruaje ikonë është se pasi la punën në Vogue krijoi me shumë përkushtim një linjë parfumesh të veçantë.

    Bëhet fjalë për linjën e parfumeve me titullin guximtar (jo dhe aq për tregun perëndimor) “7 Dashnorët”.

    Një prej parfumeve të kësaj linje mban emrin George dhe në përmbajtjen e tij ka pak marijuanë e pak kafe, një kombinim po aq mëkatar sa joshës.

    “Për mua, parfumi është një joshje e fuqishme, një dëshirë, vetëmohim, rrezik, mëkat. Parfumi garanton që nuk do të të harrojnë,”thotë ajo.

    Të shtatë parfumet janë krijuar nga mënyra se si Roitfeld ka imagjinuar dashnorët e saj të preferuar, dikë me të cilën do të martohej, e dikë dëshira për të cilin nuk do të kish të sosur.

    “Po të ecësh në rrugët e Parisit, do të vesh re gjithmonë një grua që lë pas një gjurmë joshëse parfumi. Një grua e tillë ka nevojë për një partner të fortë, sepse ajo vetë është e tillë,” shton ajo.

    Me apo pa partner, gruaja që di gjithçka që do në jetë e si ta arrijë atë shpjegon për The Guardian se dita e saj nis gjithmonë me kafe dhe cigare por jo vetëm kaq.

    “Në mëngjes, lyej fytyrën me krem, vëj pak rimel e pak parfum e dal menjëherë nga shtëpia,” thotë ajo duke qeshur.

    Por kur vjen puna tek plakja, Roitfeld këshillon se rrudhat nuk janë asgjë në krahasim me dhimbjet e kurrizit apo përkeqësimit të shikimit.

    “Sa mirë që nuk e shoh veten fort qartë. Edhe makiazhin e bëj me pasqyrë zmadhuese, por punë e madhe!” thotë Roitfeld, që në rrethet më të larta të modës përshkruhet si gruaja që theu kufinjtë.

    Dhe gazetarja e “Guardian”, Sophie Heawood vendos të provojë që të provojë praktikën e përditshmërisë së Carine. Fle me rimel dhe penel dhe mëngjesin e nesërm, transformimi ndodhi vërtetë. Veçse nuk dukej si një parisiene, por një panda.

    *Ky post u përshtat nga The Guardian

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]