KryesorePolitikëTe gjitha

Kryeprokurorja përplas Braçen dhe Tabakun në Komisionin e Ekonomisë


Me të nisur mbledhja në Komisionin e Ekonomisë kryetari, Erion Braçe dhe përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku, kanë debatuar për kryeprokuroren e përgjithshme, Arta Marku.


Tabaku e quan zgjedhjen e Markut antikushtetues duke folur për ndërrimin e prokurorit për çështjen e Xibrakës, ndërsa Braçe thekson se nuk është kryeprokurori që merr vendime, por është Gjykata që i merr ato.

Debati

Tabaku: Kryeprokurorja varet nga kryeministri, merr vendime që i interesojnë kryeministrit.

Braçe: Prokurori është miratuar me ligj është mbështetur edhe nga BE dhe nga SHBA që kanq bërë vlerësimin e tyre për procedurën e ndjekur. Ju keni problem të madh faktin se si ka mundësi që burri dhe gruaja janë zgjedhur drejtues të prokurorive por nuk shqetësoheni që këtyre njerëzve iu është ndaluar të udhëtojnë jashtë shtetit. Dhe si ka mundësi që rri i komanduar prokurori në Shkodër, a Kukës a se di. Nëse kryeprokurori i Elbasanit, ky i famshmi, që në dijeninë time ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes, ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit unë jap dorëheqjen, patjetër çohem unë dhe ik nga ky vend.

Shehu: Nëse kryeprokurori nuk mer vendime, atëherë qenka kot.

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *