Aktualitet

Kryeprokurori i ri, shkon në gjashtë numri i kandidatëve

Teksa edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja e aplikimeve për Kryeprokurorin e Përkohshëm. ka shkuar në 6 numri i kandidatëve. Tre janë shtuar orët e fundit.

Personat e fundit që kanë dorëzuar kandidaturën janë Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda, Granit Shahu, Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë dhe Ermira Tafani Prokurorja e Elbasanit.

Ndërkohë kanë zyrtarizuar kandidaturën për Kryeprokuror të përkohshëm, Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku.

Aplikimet për Prokuror të përkohshëm mbyllen sot në orën 18:00./ Copyright Tiranapost.al