Aktualitet

Kryenegociatori i BE: Britania ta harrojë marrëveshjen tregtare para BREXIT

Nuk ka asnjë shans që Londra dhe Brukseli të gjejnë akordin për një marrëveshje të përbashkët tregtare përpara vitit 2019 kur Mbretëria e Bashkuar të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Europian. Këtë mesazh pa ekuivok ka dhënë Michel Barnier kryenegociatori i BE për BREXIT.

Këtë koment ai e ka dhënë në një takim ku ka qenë prezent dhe negociatori britanik David Davis i cili më parë kishte deklaruar publikisht se do të gjendet një marrëveshje tregtare me BE pasi diçka e tillë është me interes reciprok. Megjithatë, nga sa ka demonstruar deri tani Barnier ai nuk negocion në interes të publikut evropian dhe të gjetjes së një zgjidhjeje të arsyeshme, por ka mision ndëshkimin e Britanisë për vendimin e popullit për t’u larguar nga BE.

I pyetur nga gazetarët edhe pse Londra ka pranuar të paguajë plot 50 miliard euro dëmshpërblim për divorcin ai ka thënë se do të mendohet shumë gjatë nëse do të bjerë dakord për një akord pa të cilin do të ndëshkohej edhe BE, pasi nuk do të kishte akses në një tregjet më të mëdha në botë dhe një nga vendet me të cilat ka shumë shkëmbime tregtare. K.H/ tiranapost.al