Aktualitet Politikë Te gjitha

Kryeministri zbulon origjinën e tij dhe do surprizoheni se nuk është plotësisht nga Vunoi


Kryeministri Rama ka folur sonte edhe për origjinën e tij pasi u ngacmua nga gazetarët për “dashurinë” e tij me mirditorët, nisur nga fakti se Sandër Lleshi është nga Mirdita, por edhe Arta Marku e Donika Prela.

“Edhe unë jam me origjinë gjysmë nga Mirdita. Sepse nëna ime me të vërtetë është nga Vunoi, por janë mirditorë të ardhur në Vuno. Mbiemri është Kolë-Leka. Pra është si Ndre-Nika. Apo Gjik-Nuri. Origjina ime nga nëna është nga Oroshi”, tha Rama.