• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Janar 2020
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Kryeministri Rama reagon për marrëveshjen me opozitën


    Me një mesazh ‘ngacmues’ në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen me opozitën për Reformën Zgjedhore. Ai e cilëson rikthim të arsyeshëm, vendimin që mori sot lideri demokrat Basha bashkë me aleatët, për të ulur në një tryezë dy negociatorët e opozitës.

    Postimi i plotë:

    Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.

    Dy negociatorët e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, zhvilluan sot një takim me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari./ Tiranapost.al

    Reforma Zgjedhore/ Arrihet marrëveshja me opozitën

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post