Aktualitet

Kryeministri Rama nuk humbet kohë me filozofi e romane në verë, por lexon librin që na duhet të gjithëve në këtë epokë

Rama ka postuar një Instastory, dhe nëse është ky libër që e gjetëm në Google, atëherë kryeministri po mëson më shumë si të reklamojë.

[caption id="attachment_258952" align="aligncenter" width="711"]Libri që mendojmë se po lexon kryeministri, Edi Rama.[/caption]

Ne jetojmë në shekullin e marketingut, dhe vitet e sotme nuk janë asgjë më pak a më shumë se imazheri. Këtë e ka qarë gjithmonë Rama, por dijet në këtë lëmë nuk kanë fund. Autori, David Mackenzie Ogilvy, ishte një biznesmen i njohur anglez, ai njihet si ‘Babai i reklamës’. Ka qenë themelues i Oilvy & Mather, lindur në Angli në vitin 1911. Ogivly ndërroi jetë në vitin 1999.

Një nga thëniet e tij të famshme: Idetë më brilante nisin si me shaka.

Nga pamja para, duket se kryeministri është në Jon, në një nga rezidencat ose në Vlorë, ose në Dhërmi. Bie në sy edhe filxhani i kafes me shqiponjën që është një reklamë aq e mirë, pa folur fare.

[caption id="attachment_258953" align="aligncenter" width="468"]Screenshot nga Instastory i kryeministrit, Edi Rama. Postuar sot më 1 Gusht 2018[/caption]

*Ky post u realizua nga Eneida Daci. Ky lajm i referohet postimit në Instastory të kryeministrit, Edi Rama. Copyright Tiranapost.al