Aktualitet

Kryeministri që s'mer vesh asgjë nga shëndetësia/ Vasili: Pas shpjegimit tim ishalla kuptove gjë...

Kryeministri që s'kupton asgjë nga shëndetësia është bërë si papagall dhe përsërit çfarë i thonë.

Kreut të Grupit Parlamentar në LSI, Petrit Vasili i ka mbetur mendja tek Shëndetësia. Edhe sot ai ka vijuar me reagimet dhe akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama. Ky i fundit mëngjesin e sotëm postoi një video ku tregohej se sa e lehtë është tani vizita tek mjeku pecialist, pa pritje në radhë të gjata.

Vasili në kundërpërgjigje të kësaj shkruan në Facebook se ai di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij.

Më poshtë statusi i Vasilit në acebook:

Kryeministri qe s'kupton asgje nga shendetesia eshte bere si papagall dhe perserit cfare i thone.

O kryeminister boll u bëre gazi i botës, merre vesh një herë e mirë:ka vetëm një sistem referimi pacienti në gjithë globin, pra nuk ka një elektronik dhe një pa elektronik siç ta thonë ty.

Ky sistem referimi i pacientit është ngritur në nëntor 2009 pavarësisht se ty nuk ta thonë ngaqe e dinë që nuk merr vesh.

Sistem referimi do të thotë që pacienti në pikën më të afëet të marrë sa më shpejt ndihmën mjeksore të duhur dhe ky është themeli i asaj që organizata botërore e shëndetësisë thotë për sistemin e referimit të pacientit.

Çdo mënyrë komunikimi është legjitime dhe referimi nëpërmjet mjeteve digitale është thjesht opsion e jo themeli i sistemit, pasi ka mijëra qytetarë që nuk e përdorin dot elektronikën dhe nuk do mbeten pa shërbim sipas teje,apo jo?!

Ishalla kuptove gjë...

Ndaj mos fol më per shendetesine o kryeministër se do jesh më rehat./ Copyright Tiranapost.al