Aktualitet

Kryeministri Mustafa kundërshton nismën e Thaçit: Ushtria nuk krijohet pa koordinim me SHBA-në dhe NATO-n

Nismës së presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri, i ka dalë  kundër Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Mustafa u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa koordinim me Amerikën dhe NATO-n.

Thaçi vazhdon të pretendojë se krijimi i ushtrisë nuk do të ishte veprim i njëanshëm, por nëse ka ndonjë vend që mendon se për një lëvizje të tillë Kosova duhet të koordinohet me Serbinë, kjo nuk ka për të ndodhur, deklaron ai.

“Ia kam kërkuar kryeministrit Vuçiç që të ushtrojë ndikimin e vet për një rikthim të serbëve në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të votohet Asosacioni dhe Demarkacioni, e gjithashtu edhe ndryshimet kushtetuese për FSK-në. Por pala tjetër heziton, ndaj kthim prapa nuk ka, FSK duhet të transformohet në ushtri”, vazhdon kreu i shtetit.

Thaçi e dërgoi projektligjin në Parlament, më pas drafti shkoi në qeveri për miratim por ende nuk i është kthyer deputetëve që ta votojnë./TiranaPost.al