PolitikëTe gjithaTv/Media

Kryeministri iu bën naze edhe pyetjeve me vend. Gazetarja e News 24 dhe ajo e Report Tv venë në siklet Ramën


Kanë qenë dy pyetje krejtësisht logjike dhe të bazuara në fakte e dëshmi, por kryeministri ka zgjedhur ironinë përpara çdo pyetjeve duke shmangur përgjigjen për Mhill Fufin apo edhe vetë deklaratat që i bën me gojën e tij. Ja dy pyetjet që bënë gazetarët dhe shmangia e kryeministrit me stilin, futi të gjithë në kazan.

Nga Elbasani, kryeministri Rama u është përgjigjur në mënyrë ironike dy prej gazetareve që i drejtuan pyetje. Asaj të News 24, Marsela Karapanço dhe të Report TV, Esiona Konomi.


Më poshtë lexoni pyetjet e gazetareve dhe përgjigjet e kryeministrit:

Marsela Karapanço nga News 24: Dje keni qenë në televizionin tonë ku keni folur edhe për arrestime, së shpejti, të bujshme. Sot ndodhemi në një kompleks ku në një nga ambietet e tij kishte një karikaturë me disa “peshq të mëdhenj që përbënin kabinetin qeveritar. A ishte një surprizë për ju fakti që këta peshq të mëdhenj janë pikërisht ministrat e kabinetit tuaj qeveritar zoti Rama?

Rama: Unë nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm. Se unë nuk lajmëroj arrestime sepse nuk kam për detyrë të arrestoj njerëz. Dhe kështu që kur të zgjoheni nga ëndrra ku më keni parë duke lajmëruar arrestime të bujshme mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.

Esiona Konomi nga Report Tv: Kemi parë me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht drejtuesit e institucioneve. a mund të na thoni edhe se çfarë mënyre rekrutimi keni përdorur për sih-deputetin e PD-së, Mhill Fufi, i cili sot është drejtor i Transporteve në Laç?

Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet por do më keni parë në ndonjë ëndërr sepse unë nuk ndjek rekrutime. Rekrutimet i bëjnë komisionet dhe janë ata që ndjekin të gjitha procedurat. Kështu që duke qenë se është edhe kohë e freskët, bie edhe shi. Një shi i pranueshëm, ju  sugjeroj një ecje në shi për t’u zgjuar nga gjumi dhe shpresoj që herën tjetër do jeni plotësisht zgjuar kur të bëjmë konferencën e ardhshme./ Copyright Tiranapost.al

Rruga Elbasan-Tiranë do të jetë gati brenda vitit