• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mesazh BE: Nëse nuk hapen negociatat, qeveria rrezikon të bjerë


    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thotë se nëse vendit nuk i jepet një për fillim të negociatave, ekziston rreziku që të bierë Qeveria. Gjatë një takmi me gazetarët në Bruksel, ai tha se shtyrja eventuale e vendimit në Parlamentin gjerman dhe shtyrja e datëss së negociatave, rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend.

    “Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant”, tha Zaev.

    Më herët gjatë ditës së sotme eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han, gjatë një takimi pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ka tentuar të nxisë vendim pozitiv për dhënien e pëlqimit që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim. /Tiranapost.al/