Aktualitet

Kryeministri Holandez: Nuk jemi kundër zgjerimit të BE-së, por Shqipëria nuk është gati

Kryeministri Holandez: Nuk jemi kundër zgjerimit të BE-së, por

'Holanda nuk kundërshton zgjerimin e BE-së, por nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë tani bisedimet e pranimit, ndërsa Maqedonia e Veriut është më pranë në arritjen e këtij qëllimi'.

Kështu shprehet kryeministri holandez Mark Rutte, në një intervistë nga Podgorica, ku shton se disa vende nuk duan që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndahen në këtë proces, duke i dhënë dritën jeshile njërës dhe tjetrës jo.

Mark Rutte, i cili foli për revistën Pobjeda, cituar nga European Western Balkans, tha:

"Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë moment dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, është më afër këtij qëllimi".

I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat realist për pranimin e të paktën një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte u përgjigj se pranimi në BE në një datë të caktuar nuk ishte qëllim në vetvete.

"Unë nuk kam asnjë ide. Dhe ky nuk është një qëllim. Ne nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE, por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë strikte dhe e drejtë. E kemi shprehur gjithmonë qëndrimin tonë për këtë çështje”përfundoi Rutte.

Kujtojmë se negociatat nuk u çelën për Tiranën e Shkupin në Tetor, me presidentin Macron i cili njoftoi për një proces reformimi brenda BE si dhe një ndryshim të procesit të negociatave deri në pranim. Në intervistat që ka dhënë, presidenti i Francës ka deklaruar se ka pasur vende që donin të ndanin Shkupin nga Tirana.

Por të tjerë kanë thënë se nëse ndodh kjo me shumë gjasa do të ketë destabilitet brenda Ballkanit Perëndimor. Në samitin që do mbahet në Zagreb, në maj të vitit 2020 do të rikthehet sërish çështja e negociatave, që për shumë liderë dhe nga Komisioni Europian, vendimi i Tetorit ishte një gabim historik që duhet ndrequr sa më shpejt./ Artikulli i plotë në linkun këtu./ Tiranapost.al.