• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Kryeministri grek aktual dhe paraardhësi Tsipras reagojnë për vendimin Jo të BE: Vlerat evropiane më të forta në Ballkan se në Bruksel


    Mitsotakis- “Unë mendoj se kjo nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë. Arma kryesore në duart e Greqisë ka të bëjë me perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Sa më të afërta të jenë këto vende me kursin evropian, aq më shumë do t’u jepet mundësia të bëjnë ndryshime, të merren me çështje në një nivel dypalësh”.

    -Tsipras: “Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të forta në Ballkan sesa ato në Bruksel. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Evropës. Ne ia kemi borxh popullit tonë.”

    Vendimi me Jo për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonië me BE-në, nuk i bën mirë as Ballkanit por as Greqisë. Kështu shprehet kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis për mediat greke. Kryeministri grek tha se ky vendim nuk është aspak në favor të stabilitetit në përgjithësi të Ballkanit dhe për vendin e tij. Ai shtoi se arma kryesore që Greqia ka në duar është perspektiva evropiane e këtyre vendeve.

    “Unë mendoj se kjo nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë. Arma kryesore në duart e Greqisë ka të bëjë me perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Sa më të afërta të jenë këto vende me kursin evropian, aq më shumë do t’u jepet mundësia të bëjnë ndryshime, të merren me çështje në një nivel dypalësh”.

    Ndërsa ish kryeministri grek, i icli arriti marrëveshjen historike me Zoran Zaev në Maqedoni, thotë se refuzimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me veton e Francës  përbën një humbje për strukturën evropiane.

    “Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të forta në Ballkan sesa ato në Bruksel. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Evropës. Ne ia kemi borxh popullit tonë.”

    Kujtojmë se Këshilli Europian ka publikuar një dokument ku tregon se çështja e negociatave do të rihapet në muajin maj, para samitit që do të mbahet në Zagreb./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Tsipras Mitsotakis

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post