• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Kryeministri asnjë koment për hetimin ndaj Bashës, Spiropali: Nuk hedhim akuza, presim vendimin


    Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama nuk e thërret më as artist, nuk bën batuta dhe nuk e sulmon kundërshtarin e tij, liderin e opozitës, Lulzim Basha. Sot Basha është thirrur i pandehur në Gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për çështjen e lobimit me 675 mijë dollarë në SHBA përmes kompanisë ‘offshore’ Biniata Trade, për zgjedhjet e vitit 2017.

    I vetmi koment nga qeveria ka qenë nga ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zëdhënësja Elisa Spiropali, që për “Report TV” tha:

    “Ne nuk kemi ndër mend të bëjmë atë që bën Lulzim Basha përditë të dalë të hedhë akuza. Është një hetim goxha i gjatë. Në dijeninë time akuzat janë për pastrim parash. Por ne nuk jemi prokuror dhe as gjykatës. Ka një problem moral. Duhet të përgjigjet. Ne nuk jemi nga ata që e copëtojmë publikisht tjetrin pa u marrë vendimi, ama kërkojmë një sistem hetimi të pandikuar. Nuk është hera e parë që Lulzim Basha përballet me akuza të tilla të cilat më herët janë mbyllur për procedurë. Nuk dua të spekuloj mbi vizitat”./ Tiranapost.al

    Basha zyrtarisht i pandehur për lobimin rus: Akuzohet për falsifikim formulari dhe fshehje të financimeve

    I pandehur për Lobimin rus/ Distancohet Ristani: Unë personalisht s’kam firmosur gjë, nuk kam dijeni çfarë ka bërë Basha

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post