• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Kryemadhi për mocionin e parlamentit holandez: Ministra “të zotë” rigënjyen shqiptarët nga ekranet e televizioneve


    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një reagim në Instagram ka kometuar mocionin e Parlamentit Holandez, që tregoi se reforma në drejtësi ishte për vlerësuar së tepërmi por duhet ende punë që vendi të çelë negociatat për në BE, lufta e krimit dhe korrupsionit.  Kryemadhi thotë se ministrat dhe delgacionet shqiptare nga Holanda gënjen nga ekranet e televizorit. Duket sikur Kryemadhi më shumë fokusohet tek ‘gënjeshtra sipas saj e delegacionit shqiptar, sesa shprehu ‘dhimbje’ për një mocion që fundja na prek ne shqiptarët.

    Lexoni statusin e plotë të Kryemadhit: 

    Parlamenti hollandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti hollandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes.

    Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët hollandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash.

    Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian.

    Ky votim i Parlamentit hollandez tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë.

    Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën.
    Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Hollanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?! Ata harrojnë se integrimi europian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar.

    Trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste por në rradhë të parë Shqipërinë dhe ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve.

    Ndaj përballë këtij trinomi të së keqes, nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas!
    Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargojntë e krimit./ Tiranapost.al. E.B

    Hollanda: Vettingu arritje e pakrahasueshme në rajon, por duhet ende punë për t’u hapur negociatat

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post