Aktualitet

Kryemadhi pas Palmer: Punët tona do i zgjidhim vetë!

Kryemadhi pas Palmer: Punët tona do i zgjidhim vetë!

Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetë me njëri-tjetrin.

Këtë tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi për gazetarët, pas takimit më zyrtarin e DASH, Matthew Palmer i cili ditën e djeshme pati një takim me kryeministirn Rama, e ndërsa sot u takua me kreun e PD-së Bashën, Kryemadhin dhe presidentin Meta.

Kryemadhi thotë se Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij që u përputhën me ato të LSI, por vetëm për raportin e DASH.  Kujtojmë se Palmer i bëri thirrje opozitës të hyjë në zgjedhje dhe konfirmoi mbështetjen e SHBA për “qeverinë legjitime”.

Prononcimi për mediat pas takimit me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer

Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.

Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për ti dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE.

Ju dha një zgjidhje z. Palmer, znj. Kryemadhi?

Z. Palmer nuk kishte ardhur për ti dhënë zgjidhje për sa i përket konfliktit. Mos harroni që hallet tona do ti zgjidhim ne shqiptarët vetë me njëri-tjetrin.

Kemi zgjidhje për këto halle znj. Kryemadhi?

Sigurisht që mendoj që viktimat e gjithë kësaj historie, janë shqiptarët nuk është Kryeministri./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B