Kryemadhi mesazh Lefter Kokës: Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë
'Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë'! Këtë tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila u pyet nga jashtë ambienteve të selisë blu se çfarë do ndodhë me deputetët që nuk pranojnë të dorëzojnë mandatin e tyre, si në rastin e Lefter Kokës.
Pyetja e gazetares së News 24: Zonja Kryemadhi a ka deputetë të tjerë të LSI-së, përveç z.Koka në listat që pasojnë deputetët aktualë që mund të largohen drejt mazhorancës? A keni një komunikim me ta?
Kryemadhi: Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër.
Kujtojmë se dhe dy deputetë të PD-së, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi gjithashtu nuk kanë firmosur djegien e mandatit, as nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e PD për këtë veprim.
Se çfarë ndodhi në Ukrainë, shihni videon më poshtë të CNN që tregon protestuesit ukrainas duke hedhur një anëtar të parlamentit në një kosh plehrash, pasi u zemëruan për një marrëveshje të mundshme me rebelët pro-rusë. Kliko linkun më poshtë. /Copyright/ Tiranapost.al. E.B
https://youtu.be/SWNxtHYUUxs
http://www.tiranapost.al/deputetet-qe-perfaqesojne-opoziten-ne-parlament/