Politikë

Kryemadhi intervistë në VOA, distancohet nga Basha: Nuk jemi për dhunë dhe për të pushtuar institucionet

Kryemadhi intervistë në VOA, distancohet nga Basha: Nuk jemi për

Apeli i ndërkombëtarëve pas protestës së 11 majit për të shmangur dhunën, ka sjellë edhe ndryshimin e qendimeve nga krerët e PD dhe LSI. Pasditen e sotme, kryetarja e Lëvizjes Sovialiste për Integrim, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” është distancuar nga kryedemokrati Basha, duke u shprehur “Nuk jemi për dhune dhe për të pushtuar institucionet”.

Sakaq, ajo tha se partitë politike shqiptare duhet të bëjnë një pakt kombëtar.

“Partitë duhet të flasin për një pakt kombëtar për të shkuar më tej në hapat për në BE. Nëse Shqipërinë e lëmë me Kosovën dhe Bosnjën, kjo tregon se do ta lemë vendin në dorën ruse. Kjo nuk duhet që të ndodhë, për shkak se ne jemi popull pro-amerikan. Sa i takon dhunës, sigurisht dënoj çdo lloj dhune. LSi nuk ka problem goditjen e institucioneve. Qëllimi i LSI është që të pushtojë zemrat e shqiptarëve. Ajo që ne duam është që Shqipëria të ecë përpara”, u shpreh Kryemadhi. /Tiranapost.al/