Aktualitet

Kryemadhi: Integrimi iluzion! Lironi kuksianët

Në fjalën e saj në Kuvend sot, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion.

“Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion. Reforma në drejtësi dhe në administratë mbeten kushte kryesore. Arritje nuk mund të quhet dorëheqja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kanabizimi dhe kthimi i vendit në një qendër të trafikut të drogës është e gjitha përgjegjësi e kësaj qeveria. Shqiptarët janë koshientë që janë më të varfër se një vit më parë, bizneset po falimentojnë dhe për këtë përgjegjësi qeveria mbyll veshët”, u shpreh Kryemadhi.

Po ashtu ajo ka kërkuar lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën e dhunshme kundër taksimit të Rrugës së Kombit./ Copyright Tiranapost.al