Politikë

Kryemadhi: Erion Veliaj mund të bëhet kryeministër!

Kryemadhi: Erion Veliaj mund të bëhet kryeministër!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar dje në emisionin "Dritare me Rudinën" në News 24 tha se Erion Veliaj mund të bëhet edhe kryeministër para zgjedhjeve.

“Erion Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar . Opozita e ka shansin 100 për qind. Jo vetëm në Tiranë, por kudo. A e di ti sa qytetarë kanë makina në Tiranë? Ti që lëviz me makinë je i pasur, ata që lëvizin në këmbë janë të varfër.

Unë që nuk kam makinë, e kam më kollaj të blejë një biçikletë. Kur dalim në studio televizive bërtasim për hallin tonë jo për njerëzit. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur.

Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me teatrin dhe kjo nuk do ti ndahet gjatë gjithë jetës. Po të shikosh historikun e protestës, pati tentativë për ta marrë. Segmente e caktuara politike kanë patur si synim për ta përdor për qëllimet politike”, tha Kryemadhi./ Copyright Tiranapost.al