Aktualitet

Kryemadhi: Demokratët që nuk e duan Ramën të votojnë në 18 qershor

As për LSI-në nuk ka diskutim. Në 18 qershor do të votohet, pasi vendi nuk mund të përjetojë një tjetër 1997. Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka thënë madje se demokratët që nuk e duan Edi Ramën të shkojnë dhe të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Sa i përket kërkesës së Lulzim Bashës për qeveri teknike, Kryemadhi tha se Rama është kryeministër legjitim, e ka votuar populli

Zoti Rama me partinë e tij bashkë me koalicionin ka fituar zgjedhjet e qershorit. Populli e ka mandatar që të qeverisë deri në 18 qershor. Zoti Basha ka pasur shumë në tryezë, mandatet e LSI. Këto nuk përbëjnë vetëm konflikt, rrotullohemi e nuk gjejmë një zgjidhje. Për hir të së vërtetës ai është një kryeministër i vendit se ka dalë nga zgjedhjet”, deklaroi Kryemadhi. Sipas saj Partia Demokratike ka vetëm frikë nga zgjedhjet.