Aktualitet

Kryemadhi akuzon qeverinë: Meta dhe ministrat e LSI janë përgjuar për 4 vite rresht

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar një akuzë tejet serioze kundër mazhorancës së PD. E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” është shprehur se presidenti aktual Ilir Meta dhe ministrat që LSI kishte në kabinetin Rama, kanë qenë nën përgjim përgjatë 4 viteve bashkëqeverisje.

Ajo ka akuzuar Ministrinë e Brendshme të drejtuar nga Saimir Tahiri për këto përgjime që sipas saj bëheshin në mënyrë të përhershme në zyra, makina dhe kudo.

Monika Kryemadhi: Kujtoj që ministrat e LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit. Janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo. Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet. Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave të ministrave të LSI...por edhe të ndonjë personi tjetër.

Ilir Babaramo: Të kujt tjetër, kryetarit të atëhershëm të Kuvendit?

Monika Kryemadhi: Po, sigurisht.

 K.H/ tiranapost.al