• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kryebashkiaku në ikje boshatis dhe kyç Bashkinë e Mallakastrës, hyn i riu


    Para se të largohej nga Bashkia, kryebashkiaku në ikje i Mallakastrës boshatisi zyrën dhe kyçi derën.

    Kryebashkiaku i ri Qerim Ismailaj, që hyri sot në zyrën e tij u betua në ambientet e një shkolle të mesme në Ballsh, pasi paraardhësi i tij Agron Kapllanaj po zhvillonte mbledhje me këshillin bashkiak.

    “Mallakastra ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Ne do të krijojmë një forum konservativ ku do jenë pjesë të gjithë anëtarët e partive politike që kanë dhënë kontribute për Mallakastrën. Nga sot e në vazhdim Bashkia i thotë të gjithëve të majtë e të djathtë se do jemi në shërbim të qytetarëve të Mallakastrës”, u shpreh Ismailaj, gjatë fjalës së tij pas betimit.

    Ndërsa kryebashkiaku në ikje, u shpreh se la Bashkinë pasi mbaroi mandati, por nuk e njeh kryebashkiaku e ri:

    “Unë jam koshient që mandati im ka mbaruar. Në 30 qershor nuk pata mundësinë të kandidoja. Unë do doja ta prisja pasardhësin tim por nuk ka një të tillë. Nuk mund të pres një kryetar të dalë nga votimet e 30 qershorit. Nuk dua të bëhem pjesë e paligjshmërisë. Ky është një emërim politik që do t’i ketë ditët e shkurtra”.

    Gjatë ceremonisë u konstituua edhe Këshilli Bashkiak, ku kryetare u zgjodh Mbarime Isufi, ndërsa dy nënkryetarë u vendosën Nezhmi Sula dhe Gençi Malaj./ Tiranapost.al