Aktualitet

Kryebashkiaku i Bulqizës: Unë jam Babalja dy! Bëjnë montazhe se këtu s’vjedhin dot më vota

Kryebashkiaku i Bulqizës: Unë jam Babalja dy! Bëjnë montazhe

Lefter Alla reagon pas publikimit të videos nga gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit kryebashkiaku i Bulqizës është duke marrë kokainë. Në një postim në Facebook, Alla shkruan se video është montazh i bërë nga demokratët për ta shantazhuar atë, pasi nuk mund të plaçkitin më dot pasurinë e Bulqizës. Ai paralajmëron që për këtë video do shihen në gjyq.

Reagimi i plotë:

Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!

Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.

Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.

Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/artan-hoxha-publikon-videon-kryebashkiaku-i-bulqizes-duke-thithur-kokaine-ne-nje-lokal/