Showbiz

Kruan tepsinë me Enin, por një komentuese e bën Arditin për një lek

Në drekën kolektive të së Dielën Shqiptare, Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani po kruajnë tërë qejf një tepsi të madhe. Që Arditi është llupës, ky nuk është ndonjë mister. Edhe që Eni e ka qejf ushqimin, kjo është diçka që duket sheshit. Kështu që kjo pamje nuk është ndonjë zbulim i madh. Dhe kjo foto nuk do vlente as për t’u publikuar sikur të mos ishte për komentin e një ndjekëseje, që i është hakërryer Arditit. “Unë s’e kuptoj pse s’del me gruan tënde po me Enin në foto. Ose të ulesh afër me të”, ka shkruar komentuesja, që edhe burrë ta kishte pasur nuk do t’ kishte kërkuar kaq llogari. Po mirë e ka fundja. Anila rri në krye të tavolinës, Arditi kruan tepsitë me gruan e botës :).

ardit eni

aldo 2