Aktualitet

Kritikat për pjesëmarrjen e fëmijëve në paradën LGBT, Xheni Karaj: Debat injorant

Xheni Karaj një nga aktivistët e komuniteti LGBT sot në ‘Ora News’ ajo komentoi kritikat e shumta që erdhën në rrjet nga fëmijët e përfshirë në paradën Gay. Ajo e quan debatin injorancë, duke thënë se fëmijët nuk bëhen gay se marrin pjesë në paradë. Komuniteti LGBT është një nga prioritete e Brukselit dhe shuma të majme shkojnë çdo vit për projekte për këtë komunitet, më shumë sesa çdo pjesë vulnerable e shoqërisë.

Karaja: U bë një bum i madh sikur është një turp i madh, mua nuk më pëlqen ta konsideroj debatin injorant, por  kjo është një formë injorance, sepse fakti që ata prindër marrin fëmijët e tyre në paradë është një edukim i mirë, fëmijët nuk do bëhen gay se morën pjesë në paradë./Tiranapost.al