SPORT

Kritika drejt Ronaldos që shpenzon gati 20.000 euro per nje çantë.

Një nga revistat më të njohura të modës në Portugali ka botuar një lajm ku tregojnë se sa shpenzon Cristiano Ronaldo për veten e tij. Të lidhur me firmat në të cilat luzitani kryen këto blerje, revista ka zbuluar shifra marramendëse që duket se kanë hapur debat në vendlindjen e CR7-es.

Ylli i Realit të Madridit përpara disa ditësh ka blerë një çantë personale 18.000 euro, bluzë 4 mijë euro dhe një pale atlete 2.000 euro.

Lexuesit e revistës kanë filluar të komentojnë në faqen zyrtare të kësaj reviste në facebook tepër negativisht.

Pavarësisht se Ronaldo është cilësuar gjithmonë si një nga futbollistët që paguhet më shumë në botë çmimi i paguar për çantën dhe këpucët nuk është i kuptueshëm nga shumica e shtresës që bëjnë një jetë normale në Portugali.

Komentet negative nuk kanë munguar as në instagramin personal të Ronaldos, në foton ku duken pikërisht çanta dhe atletet për të cilat bëhet fjalë.

Gjithsesi kritikat vijnë edhe nga Madridi ku tifozët pas përfundimit të përballjes Real Madrid-Las Palmas në momentin kur ylli i "los blancos" doli me makinën e tij nga parkingu i Santago Bernabeut tifozët i kujtuan se këpucet e tij 18.000 euro i paguajnë ata jave pas jave me biletat e tyre.

Pavarësisht dy golave te shënuar dhe barazimeve në minutat e fundit me Las Palmasin falë tij, duket se kritikat nuk kanë të mbarur për të. Gjithmonë Ronaldo është përfolur për pushimet e shtrenjta dhe shpenzimet që bën për dhurata të ndryshme dhe për veten e tij. Pavarësisht kësaj askush nuk ka ngurur ta qortojë për çantën 18.000 euro.