• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Biseda Të gjitha TIP top

    Kristi nga Kashari: Unë dua të shkoj në Amerikë


    Këto dy javë ka qenë në gojët e shoqërisë sonë shqiptare “Lotaria Amerikane”. Pothuajse të gjithë miqtë e mi, të afërmit dhe vetë familja ime kishin aplikuar me shpresën për të fituar.

    Ndërkohë kisha dëgjuar jo pak herë që kjo ishte një temë e bisedave në kafe, në punë ishte Amerika. Një dëshirë e madhe për t’u larguar përzier me ndjenjën se sa fat kishte secili prej nesh. Por ka edhe njerëz moskokëçarës apo njerëz që luajnë me fatin. Njësoj siç bëri një shoqja ime, të cilës i shkon për shtat shprehja se “fatin e bën vetë njeriu.”

    E takoj pas disa kohësh rastësisht në rrugë duke shkuar tek stacioni i autobusit dhe po rastësisht në atë moment më telefonon një kushërira ime që më tregon shumë e entuziazmuar se kishte fituar lotarinë.

    Pasi mbylla telefonatën shoqja që kishte dëgjuar bisedën teksa më priste, më tregon se edhe ajo ishte përzgjedhur si fituese por… por ajo nuk do largohej nga Shqipëria.

    “E fitova edhe unë këtë lotarinë. Por për çfarë e dua? Unë jam për bukuri këtu. Punë po, shoqëri po, pushime po dhe të ardhurat s’është se më kanë munguar ndonjëherë,” më tha duke qeshur ajo.

    Lodhja e ditës më kaloi në revoltë dhe i thashë me tonin sikur po i kërkoja llogari: Po pse e hodhe atëherë? Dhe ajo mu përgjigj indiferente: kot!

    Pas disa fjalësh kështu të përgjithshme se kur të kisha kohë do pinim një kafe, u përshëndetëm. Rrugës për shtëpi po mendoja se ishte e drejta e saj të rrinte në Shqipërinë e vogël nëse nuk kërkonte më shumë, ishte e drejta e saj të provonte fatin dhe më pas ta sfidonte atë; por nuk ishte e drejta e saj të privonte dikë që sfilitej në punë dhe nuk paguhej mjaftueshëm, dikë që ëndërronte prej vitesh për ëndrrën amerikane.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690