• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Biseda Të gjitha TIP top

    Kristi nga Kashari/ Pse dukemi kaq njerëz të dobët në një Big Brother ne shqiptarët


    Big Brotheri nuk është krijuar sot. Ai është krijuar që në vitin 1997 nga producenti John de Mol, i cili është bazuar në disa seriale gjermane ku banorët i quante “të ftuarit e shtëpisë” dhe ku të gjithë luanin për një çmim të konsiderueshëm për të bërë çudira.

    Më pas, në vitin 2008 edhe Shqipëria u bë pjesë e këtij trendi. Dhe është e drejta e gjithsecilit të ketë interes në një garë televizive, në një shtëpi që mban brenda dhjetëra të izoluar, të krijojë afeksion me disa shqiptarë që përfaqësojnë veten e tyre me ‘trupin brenda dhe mendjen jashtë’.

    Në një hulumtim të vogël të bërë nga unë, pashë që ky edicion i Big Brotherit ka qenë më i përfolur se të tjerët në Shqipëri.

    Duke filluar nga një lojë në çift, duke vazhduar me të gjeturit partnerin brenda madje duke arritur deri në kurorëzim…ato jetët që po jetohen brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri marrin vëmendjen tonë gjithmonë e më shumë.

    E ndonjëherë edhe për keq. Pasi mesa duket, edhe në një ambient të monitoruar 24/24, njeriu e ka të vështirë të fshehë veset apo atë pjesën e vet të shëmtuar, që e ka gjithsecili – kush më pak e kush më shumë. Një shfaqje e shëmtuar, e trishtë edhe tejet e hidhur ishte imitimi i personave me aftësi të kufizuara nga disa prej banorëve. Një pjesë imitonin, një pjesë qeshnin me të madhe dhe bërtisnin: Edhe njëherë, edhe njëherë!!

    Një lloj ekstaze kolektive e tyrja që neve që kemi parë të paktën një herë në jetë një njeri me aftësi të kufizuara, na bëri të na neveriteshin këta lojtarë të paudhë. Problemi është që këto skena zhvillohen edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, edhe këtu mes nesh, neper cepa lagjesh ku vegjetojnë “tê fortët”, këta që i dinë të gjitha e i bëjnë të gjitha.

    Dhe unë nuk e di se çfarë mund t’i mësohet një 28-vjeçari që e ka të ngulitur në kokë se ka të drejtë të mbjellë dhunë ; si mund t’i shpjegohet një 28-vjeçari që mendon, flet dhe vepron keq që ka gabuar rëndë ?!

    Kam frikë se s’ka zgjidhje, veçse t’i shohim aty në tv dhe të pranojmë se kjo botë i ka të gjitha. Ndërkohë kam një pikëpyetje për këtë format, si ka mundësi që promovohen shumë gjëra në Big Brother, nga qeset e ushqimit deri te sponsorat, por aty brenda nuk ka qoftë një bibliotekë të vogël. A është një reality show ?

    Në jetë edhe lexojmë apo jo? Besoj se të paktën njëri prej tyre do shfaqte interes, ose edhe të tjerët do ndiheshin të detyruar të lexonin ndonjë gjë se do mërziteshin nga monotonia e ditëve.. Ose gjatë natës, mund të zëvendësonin gjumin me 1 orë lexim sepse siç më të mençur se ne thonë “Gjumi është kohë e humbur.”

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690