Art dhe Kulturë

Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami fitojnë “C’est la vie”

Është shpallur pas 11 javësh konkurrim  çifti fitues i spektaklit “C’est la vie”, në televizionin Klan. Kristi Karkanaqe dhe Lind Islami ishin dyshja fituese që i rrëmbyen trofenë dy vajzave gjithashtu pretendente për vendin e parë: Ori Kuçi dhe Anxhela Peristeri. 8 personazhe aspak këngëtarë por figura të njohura dhe 8 këngëtarë profesionistë formuan çiftet që u përballën me njëri-tjetrin çdo të diel. Kjo ishte nata e fundit, që u mbyll me fitoren e dy djemve.