Aktualitet

Donika Prela: Kriminelët edhe brenda burgjeve kanë kërcënuar punonjësit e drejtësisë

Donika Prela: Kriminelët edhe brenda burgjeve kanë kërcënuar

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, u shpreh se kriminelët pavarësisht se të burgosur rrezikojnë edhe punën e punonjësve të drejtësisë.

Duke mos përmendur raste konkrete, Prela tha se pavarësisht se ndodhen brenda burgjeve ose si të dënuar vazhdojnë lidhjet e tyre kriminale.

“Elementë shumë të rrezikshëm janë konstatuar që edhe pse ndodhen brenda burgjeve ose si të dënuar apo paraburgosur kanë vazhduar me intensitet të ruajnë lidhjet e tyre kriminale, si brenda dhe jashtë burgut, duke u bërë rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në burgje por jo vetëm. Kanë guxuar  megjithëse kanë qenë të izoluar në burg të bëhen rrezik serioz edhe për punën e punonjësve të drejtësisë”, tha Prela në konferencën e mbajtur nga Ministria e Drejtësisë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/mafia-shqiptare-e-lidhur-me-ndrangheta-n-prokurori-italian-mesazh-ja-cfare-duhet-te-beni-me-mafiozet-ne-burgje/