• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Krimi në Librazhd/ Djali u përball me skenën e rëndë: Nëna në tokë e mbuluar me gjak


    Pamjen e rëndë të nënës së shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak e ka hasur djali i familjes. Sipas mediave informative raportohet se, ishte djali i Daut dhe Lule Gjokolës, i cili u përball me skenën e rëndë sapo hyri në shtëpi, në Librazhd.

    Ai dhe motra e tij kanë mbetur jetimë prej mbrëmjes së të premtes, pasi i ati qëlloi me thikë për vdekje nënën dhe më pas u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katër i pallatit.

    Nga dyshimet e para mësohet se, 53-vjeçari e ka kryer krimin pas një gjendje depresive të momentit, ndërsa fqinjët shprehen se familja Gjokola nuk kishte patur probleme dhe se njiheshin si njerëz të qetë.

    49-vjeçarja Lule Gjokola pavarësisht se u dërgua në spital nuk i mbijetoi plagëve të shkaktuara me thikë. Sipas informacioneve të para debati mes çiftit ka nisur për motive xhelozie, ndërsa në banesë nuk ndodhej asnjë prej fëmijëve./ Tiranapost.al

    Xhelozia çon burrin drejt aktit ekstrem. Godet për vdekje gruan dhe pastaj vetëflijohet

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690