• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Krim në familje, burri vret gruan, nusen e djalit dhe veten


    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kosovë, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri. Mediat atje raportojnë se bëhet fjalë për krim në familje, ku një burrë ka vrarë gruan e tij, nusen e djalit dhe më pas veten.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e trefishtë dhe sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

    “Rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, konfirmoi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti./Referuar mediave kosovare/Tiranapost