Aktualitet

Krim në familje, burri masakron me levë bashkëshorten

Krim në familje, burri masakron me levë bashkëshorten

Një krim makabër ka ndodhur në një familje në fshatin Babicë në Vlorë, ku burri ka vrarë me levë bashkëshorten.

Sipas raportimeve, burri pasi e ka goditur gruan disa herë me levë në kokë dhe pjesët e tjera të trupit e ka qëlluar me thikë në fyt duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima është Laureta Sulo, 44 vjeçe, ndërsa autori është Lavdosh Sulo 56, vjeç.

Autori mësohet se e ka lajmëruar vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga blutë e qytetit të Vlorës. Çifti ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, ndërsa shkak i konflikteve mësohet se ka qenë xhelozia./ Tiranapost.al