Aktualitet

Kreu i KQZ, Zguri: Rreth orës 22:00 mund të mbyllet numërimi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri në një deklaratë për mediat tha se mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 mund të mbyllet procesi i votimit të kutive në të gjithë qarqet e vendit.

Teksa tregoi raste të ndërprerjes së procesit të numërimit, Zguri tha se interesat politike po mundohen ta shtyjnë atë. Por për këtë ai tha se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të gjithë ata që shkelin ligjin.

"Penalitetet që parashikon ligji për ndërprerjen e numërimit të votave, janë: gjoba, shkarkime nga detyra, procedime penale etj. Por kjo gjithmonë varet edhe nga hetimi."

Kreu i KQZ-së tha se është optimist dhe se procesi i numërimit mund të mbyllet brenda afateve ligjore./ E.D/ Copyright Tiranapost.al