Aktualitet Te gjitha

Kreu i AMA tregon pse u mor vendimi për fikjen e sinjalit e më pas rikthimin


Kreu i AMA-s Gentian Sela flet për problemin me mbylljen e transmetimeve, rikthimin e sinjalit dhe pajisjen me dekodera në rubrikën Opinion në News 24.

Si u mor vendimi i parë e më pas i dyti?

Sela: Dixhitalizimi ka Background që mbështetet në kuadër të ligjit, ka një vendim të 2016, ka miratim strategjie të vitit 2012, ka vendime të bordit të AMA-s dhe të tjera në vijim. Në Tiranë kemi pasur situatë të pazakontë, një interes më të madh të qytetarëve, dhe është normale të gjykohet dhe vlerësohet situata, nuk na u duk situatë normale që njerëzit të rrinë në pararadhë e radhë të gjata. Prandaj u mor vendimi të rikthehet sinjali deri në normalizimin e situatës.

Pse reaguan kështu qytetarët?

Sela: Nuk ndodhi nga një mosdije procesi, në vendet më të vogla kishte më pak kaos, por në Tiranë kërkesat ishin shumë të larta. Patjetër që mund të kishim bërë më shumë por duke qenë se kemi pasur një fushatë informimi dy vjeçare, reklama dhe njoftime, situata thjesht doli pak jashtë kontrollit. Gjithmonë ka vend për më mirë, por nuk mendoj se autoriteti gaboi. AMA reagoi shpejt, riktheu sinjalin dhe deri në fund të janarit kanë kohe të blejnë dekoderin.

Në mbledhjen e Bordit u diskutua për shkelje Kushtetuese. Ka pasur kërkesë për shkarkimin tuaj. Çmendoni për këtë?

Sela: Kishim një mbledhje bordi, u diskutua se ka pasur shkelje Kushtetuese, por nuk besoj se ka shkelje, kështu kemi vepruar edhe në Berat dhe në vende të tjera. Ne sollëm sinjalin dhe sa i përket heqjes së  sinjalit është vendosur me vendim të  bordit të AMA-s. Si në Tiranë është vepruar edhe me Fierin, Korçën, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Nuk shoh që kemi shkelur rregullore. Më duket jo korrekte kërkesa për shkarkimin tim pasi thonë se është shkelur kushtetuta

Si u mor vendimi për rikthimin e sinjalit? Pati ndërhyrje nga politika? Politika nuk ka ndërhyrë, kemi një numër kontakti ku janë katër persona që përgjigjen. Patëm rreth 600 telefonata pas mbylljes së sinjalit.

Mendoni se në Janar do ketë kaluar shqetësimi? A pritet kaos sërish?

Sela: Duhet të falënderoj qeverinë për sa vendime ka marrë ndër vite. Janë shpërndarë 88 mijë dekodera për familjet në nevojë. Ka vendime të marra nga qeveria me miratim edhe të bordit. Tarifa prej 5700 euro për operatorët lokalë është reduktuar në 2700 euro përfshirë TVSH-në.  Ne kemi informuar dhe vazhdojmë të informojmë. Janë në dispozicion katër operatorë në shërbim të qytetarëve.

Çështja e dekoderave, njerëzit ankohen: pse ka një kompani private, na kanë thënë se do na i japin falas etj..

Sela: Në dimë që deri në të paktën 8 kompani të mëdha  që shesin dekodera, disa kanë strategji marketingu më të afta, nuk kam asgjë me kompanitë që shesin dekodera. Dekoderat mund të blihen në shumë pika në kompani.

A janë informuar siç duhet qytetarët pavarësisht njoftimeve?

Sela: Ka pasur ankesa dhe pyetja të shumtë për procedurat por në kemi qenë në shërbim të të gjithë atyre që kanë hasur probleme dhe kanë pasur mungesë informimi./  Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

 

 

Reflekton AMA pas panikut të qytetarëve. Nëse nuk e ke blerë ende dekoderin, ke kohë në dispozicion edhe 4 muaj

Dy gra në radhë për dekoderin: TVSH të mbetej falas, paguajmë taksën

Keni mungesë informacioni për kanalet dixhitale? Telefononi në këto dy numra të AMA-s