SPORT

Krasniqi në ring ndaj Abraham

Krasniqi në ring ndaj Abraham

Zyrtarizohet sfida e radhës për boksierin shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ndaj Arthur Abraham.

Zyrtarizimi i kësaj sfide ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv në Gjermani pasi bëhet fjalë për një duel të peshave super të mesme kualifikues për gjerdanin prestigjoz WBO që aktualisht e mban meksikani Gilberto Ramirez.

Sipas organizatorëve, fituesi i duelit Krasniqi-Abraham do të sfidojë pikërisht boksierin meksikan në Las Vegas brenda vitit 2017.

Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi numëron 50 ndeshje në arenë si profesionist me 46 fitore dhe 4 humbje.

Përballja do të zhvillohet në datën 22 Prill në Gjermani.