• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Krah Vuçiç, presidenti çek lëshon deklaratën: Nuk më pëlqen Kosova, do kërkoj të tërheqim njohjen!


    “Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, nëse është e mundur ta tërheqim njohjen për Kosovën”. 

    Kjo deklaratë është sot nga presidenti i Çekisë. Pas lajmit të publikuar dje ku presidenti çek nga Beogradi tha se nuk i pëlqen Kosova, sot ai ka bërë deklaratën tjetër, ku flet për një tërheqje të mundshme të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.

    Millosh Zeman prej ditës së djeshme ndodhet për një vizitë dy ditore në Beograd, nga ku ka thënë se i pëlqen shumë Serbia, e në krah të tij qëndronte presidenti serb. Aleksandër Vuçiç.


    Zeman sipas medias ruse Pink.rs ka thënë se shpreson që të marrë përkrahje nga Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili më parë ka deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidenti ka thënë: “Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”.

    Lidhur me qeverisjen e Kosovës, Zeman ka thënë se ai vend që drejtohet nga ’njerëz të luftës’, nuk mund të jetë pjesë e komuniteti ttë vendeve demokratike. Kujtojmë se Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të BE-së që kanë njohur Kosovën sit ë pavarur. Përfaqësues të politikës në Kosovë, por edhe në Shqipëri ende nuk kanë reaguar për lajmin që po qarkullon në media. Linku origjinal këtu: / Për Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690